fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Zyrtare/ Ronaldo transferohet te Shkëndija e Tetovës

Publikuar

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar nënshkrimin me një sulmues 22-vjeçar, të quajtur Ronaldo Webster. Futbollisti xhamajkan luan si sulmues krahu dhe vjen te Shkëndija si lojtar i huazuar nga Bregallnica për 6 muaj, me detyrim blerjeje në verën e këtij viti, kur pritet të firmosë kontratë 3 vjeçare.

“Ndihem i kënaqur që jam këtu. Jam i motivuar dhe gati të jap gjithçka në fushë për këtë ekip me histori. Mund të presin shumë surpriza nga unë në këtë gjysmë sezoni. Shumë gola, shumë kontribut për këtë ekip. Unë pres që titulli kampion të vijë në Tetovë”, deklaroi Webster pas prezantimit me fanellën kuqezi.

Lexo edhe:

Webster, i njohur edhe si Ronaldo Romario Webster, vjen te Shkëndija pas një periudhe të shquar te Bregallnica e Shtipit, ku ai shënoi 4 gola dhe dha 4 asiste në 18 takime në kampionat gjatë 6 muajve të fundit.

Këto paraqitje dhe interesi nga klube të shumta nga vendi e jashtë bënë Websterin tepër interesant në merkato, mirëpo Shkëndija falë edhe bashkëpunimit korrekt me drejtuesit e Bregallnicës arrin ta bëjë të vetin lojtarin që pritet të shtojë konkurrencën dhe kontributin në sulmin e skuadrës kuqezi.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook