fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Zyrtare: LDK voton Vjosa Osmanin

Tipografi ka shkruar dje se LDK përvec që do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet për presidentin e shtetit, ata edhe do të votojnë për Vjosa Osmanin.

Publikuar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Kështu kumtoi kreu i partisë, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij. “LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues e të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit”, tha ai.

Tipografi ka shkruar dje se LDK përveç që do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet për presidentin e shtetit, ata edhe do të votojnë për Vjosa Osmanin.

Abdixhiku tha se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së të votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që të gjithë 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë këtë vendim. “Vendimi i Kryesisë së LDK-së determinon edhe fatin tonë për një periudhë 5-vjeçare”, shtoi ai.

Abdixhiku tha se presidenti i ri i vendit, duhet të jetë bashkues dhe i të gjithëve dhe jo t’i “nënshtrohet një pushteti”. “Ne presim që presidenti i ardhshëm i vendit, kushdo që zgjidhet, të ushtrojë këto detyrime me përgjegjësi të plotë, që të jetë president i të gjithëve, që të jetë bashkues e jo ndarës, që të jetë garantues i Kushtetutës dhe jo keqpërdorues i saj, që të jetë njëmend president e jo i nënshtruar i një pushteti”, tha ai.

Kandidate për postin e presidentes është Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë më listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar mbi 300 mijë vota. Më 22 mars, u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.