Lajme
Zyrtare: FC Zurich nuk ia vazhdon kontratën yjeve ‘Dardanë’, Kololli dhe Kryeziu mbesin pa kontratë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Dyshja e Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë larguar nga FC Zurich.
Madje është vet klubi zviceran që nuk ka dëshiruar t’i vazhdoj kontratat me dyshen ‘Dardane’, shkruan IndeksOnline.
Lojtarët kosovarë tani kanë mbetur pa ekipe dhe pritet të jetë një verë e nxehtë për ta.
29-vjeçari Benjamin Kololli filloi karrierën e tij të futbollit në FC Sion dhe prej atëherë luajti në Le Mont LS, FC Biel, BSC Young Boys dhe FC Lausanne-Sport para se të transferohej në FC Zurich në verën e vitit 2018. Kosovari luajti 92 ndeshje konkurruese për FCZ, duke shënuar 26 gola dhe duke asistuar 19 herë.
Mesfushori qendror Hekuran Kryeziu luajti me të rinjt në SC Kriens dhe FC Luzern para se të bashkohej me ekipin e parë të FCL në sezonin 2011/2012, ku ai ishte nën kontratë me FC Vaduz. Në verën e vitit 2018, Kryeziu u transferua nga FC Luzern në klubin e qytetit. Lojtari i kombëtares kosovare shënoi 26 herë për FCZ në gjithsej 77 ndeshje, shkruan IndeksOnline./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
