fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

Zjarrvënia është vepër penale, thotë Policia

Policia ka shtuar se vazhdimisht janë në detyrë edhe në lokalitete në të cilët janë shuar zjarret apo janë nën kontroll për veprime parandaluese edhe në parandalimin e rasteve te reja.

Publikuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ditëve të fundit kanë ndodhur shumë zjarre në vende të ndryshme, në veri të Kosovës dhe të gjitha u lokalizuan dhe janë vënë nën kontroll me përpjekje të madhe të njësive të zjarrit, policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Policia ka apeluar te qytetarët të mos ndezin zjarre, pasi që kjo paraqet vepër penale.

“Pranë temperaturave të larta, dhe mbi 40 gradë, shkaku i zjarreve është edhe faktori njerëzor dhe pakujdesia dhe neglizhenca në shumë raste , dhe këto raste janë përcaktuar nga ana e inspektorëve kundër zjarrit në terren. Prandaj , ne paralajmërojmë qytetarët se zjarrvënia është vepër penale , dhe apelojmë qe t’i kushtohet vëmendja maksimale në fakte të cekura , dhe në këtë mënyrë te kontribuojnë në sigurinë e njerëzve , mbrojtjen e mjedisit si dhe ruajtjen e hapësirës ne te cilën jetojmë”, thuhet në njoftim.

Pjesëtarët e njësive të zjarrit, policisë dhe KFOR-it, pandërprerë janë në terren dhe marrin pjesë në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Gjithashtu policia ka shtuar se vazhdimisht janë në detyrë edhe në lokalitete në të cilët janë shuar zjarret apo janë nën kontroll për veprime parandaluese edhe në parandalimin e rasteve te reja.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook