fbpx
Lidhu me Ne!

Rajon

Zhduket ish-drejtori i policisë

Mësohet se kontaktin e fundit e ka pasur me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 majit

Publikuar

Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç është zhdukur në rrethana mesiterioze. Mediat malazeze raportojnë se zyrtari i lartë i policisë ka humbur çdo kontakt me familjen nga data 27 maj. Bëhet e ditur se Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Kohët e fundit ai ka punuar se sektorin e anti trafikut ne policinë e kufirit të Malit të Zi. Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se ne bashkëpunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.

Rudolf Elezoviç kohët e fundit ka kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi disa herë.

Mësohet se kontaktin e fundit e ka pasur me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 majit dhe se ka pritur që në afërsi të zonës së Pentarit në lumin Buna një person të vijë edhe ta marrë që ta transportojë me varkë në anën e Malit të Zi dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021