Lajme
Zgjedhjet për kryetar: LDK nuk do ta aktivizoj nenin 25.2 të statutit të saj

Lidhja Demokratike e Kosovës në kuvendin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri, nuk do të aplikoj kufizimet e nenit 25 pika 2 e statutit të partisë. Një gjë të tillë për Tipografin e konfirmojnë burime brenda kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Neni 25, pika 2 në statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend dhe secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm.
Burimet i kanë thënë Tipografit së kryesia e kësaj partie në njërën nga mbledhjet e mbajtura në këto ditë ka vendosur që të mos e zbatoj këtë nen të statutit të partisë, me qellim që tu jap hapësirë të gjithë kandidatëve për kryetar të LDK, të sfidohet para anëtarëve të Kuvendit të Përgjithshëm.
Sipas informatave që ka marrë Tipografi të gjithë pretendentet e tanishëm por edhe ata që mund të dalin në ditën e kuvendit, do të kenë mundësinë të hyjnë në proces të votimit. Procesi është në atë formë që ai që merr 50 +1 të votave të delegatëve të Kuvendit e fiton pozitën e kryetarit të partisë, në të kundërtën do të jetë e nevojshme të shkohet në balotazh apo në rivotim për dy kandidatët që kanë marrë mese shumti vota.
Mos aplikimi i këtij neni të statutit të LDK-së, do tu jepte mundësi një numri më të madh të personave që ti paraqesin kandidaturat e tyre për kryetar të ardhshëm të LDK-së.
LDK i është futur procesit të zgjedhjes se kryetarit të ri, pasi që kryetari aktual Isa Mustafa ka paralajmëruar dorëheqjen, të cilën siç kanë thënë në LDK do ta paraqes para anëtarëve të Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së.
Aktualisht kandidaturat e tyre për kryetar të LDK-së, i kanë paraqitur, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku./tipografi/
