fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992 – Cilit deputet, LDK-ja nuk ia njihte mandatin?

Nga LDK-ja u paralajmerua se do ta kontestonin këtë vendim duke thënë se ky mandat i takon atyre si parti fituese.

Publikuar

Më 24 Maj 1992, janë organizuar zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Në parlamentin e parë shumë partiak të Republikës së Kosovë janë zgjedhë 130 Deputetë prej 22 partive dhe grupacioneve politike, 96 deputetë janë të LDK-së, 11 të PPK-së dhe 2 kandidatë të pavarur nga zgjedhjet e drejtpërdrejta. Por është dikush që pretendon që ishte zgjedhur deputet, por që LDK në atë kohë nuk ia kishte pranuar mandatin, ndonëse ky mandat me vonë ishte njohur dhe konfirmuar nga Komisioni i atëhershëm zgjedhor i Kosovës.

Shkëlzen Maliqi, në një reagim në Facebook, në 28 vjetorin e organizimit të zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale, ka shkruar se atij nuk ju njoh mandati nga LDK, pasi sic thotë ai Partia Social demokrate e cila e kishte  kandiduar nuk e kishte kaluar pragun prej 1 %, fituam 0.81 %.

Shkrimi i plotë i Maliqit:

Nga të gjithë këta deputetë të zgjedhur në maj të vitit 1992, vetëm mandati i im ka qenë i kontestuar nga LDK-ja, sepse Partia Social demokrate e cila më kandidoi nuk e kishte kaluar pragun prej 1 %, fituam 0.81 %.

Megjithatë, Komisioni zgjedhor, ndoshta edhe për shkak se nuk kishte rregullore strikte per ndarjen e mandateve, pa asnjë ndikim timin ose të partisë, kishte vendos që partisë PSDK ti shtojë tepricat e përqindjeve që nuk u mjaftonin për mandate shtesë Partisë Parlamentare dhe Partisë Fshatare, për tu bërë unë deputet, sepse isha anëtar i Këshillit Koordinues të Partive Politike të Kosovës.

Nga LDK-ja u paralajmerua se do ta kontestonin këtë vendim duke thënë se ky mandat i takon atyre si parti fituese, por me që nuk u mbajt mbledhja konstituve plenare, mbeta deputet në pritje… Ka qenë pastaj interesant vendimi për përsëritjen e mandatit që ndodhi në vitin 1996, me dekretin e Presidentit Rugova.

Në atë kohë PSDK ja u nda në dy parti dhe Komisioni zgjedhor mbeti në hall me këto parti se cila do ta merrte mandatin tim, sepse unë më nuk isha në asnjërën prej tyre. Por ishin të pajtimit që unë të mbetem deputet. Më patën thirre atëherë nga Komisioni zgjedhor që ta pranoj mandatin dhe unë u thash OK, ishte kollaj…

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021