fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Zemaj e konsideron skandal fshehjen e numrit të vdekjeve nga Covid 19 në Kosovë

Kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku tha se është e pakuptimtë se si deputetë nuk po gëzohen se nuk ka raste me fatalitet nga COVID-19 në dy ditët e fundit dhe se me këto dyshime po fajësohen profesionistët shëndetësor

Publikuar

Në dy ditët e fundit Kosova ka shënuar zero raste të vdekjeve nga Covid-19. Për çka në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu anëtar i këtij komisioni e ka ngritur një shqetësim se ka dyshime për manipulim të shifrave të personave të vdekur nga covid-19.

Ndërsa, kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku tha se është e pakuptimtë se si deputetë nuk po gëzohen se nuk ka raste me fatalitet nga COVID-19 në dy ditët e fundit dhe se me këto dyshime po fajësohen profesionistët shëndetësor.

Ish ministri i Shëndetësisë tha, Armend Zemaj tha se nëse rastet e vdekjeve janë post COVID-19 dhe kanë përfunduar me fatalitet por nuk janë futur në listë kjo është skandal.

Ndërsa, deputeti Haxhi Avdyli kërkoi qe mos te politizohet kjo situate, dhe nëse ka këso raste atëherë të merren organet kompetente.

Në këtë mbledhje Komisioni për Shëndetësia ka shqyrtuar planin e punës te filin me shumicë votash edhe e votuan.