Lajme
Zeka, me akuza të renda kundër Gervallës – Ka pasur mundësi ta zbuloj vrasjen e babait, por…
Ai tha se dyshimet e saj ishin të drejtuara tek Behgjet Pacolli, për implikimin në vrasjen e Jusuf Gërvallës.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Gazetari Milaim Zeka, ka folur për deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, se do ta ndihmojë Gjykatën Speciale me materiale që ajo i ka në dispozcion .
Zeka në Sytë 7 në Klan Kosova tha se Gërvalla ka pasur mundësinë ta zbulojë vrasjen e babait të tij.
“Kjo i ka pasur të gjitha mundësitë diplomatike, qytetare dhe njerëzore së bashku me burrin e saj, për të bërë presion në Bundestagun gjerman, policinë gjermane dhe shërbimin sekret gjerman, për t’i zbuluar vrasësit e babait të saj, sikur kanë bërë kroatët në vrasjen e Stjepan Gjurkoviqit, në Mynhen në një garazh. Jonë arrestuar pjesëtarët e UDB-së dhe janë dënuar në Gjermani”.
Ai tha se dyshimet e saj ishin të drejtuara tek Behgjet Pacolli, për implikimin në vrasjen e Jusuf Gërvallës.
“Gabimi i saj më i madh është që kur ka folur për Gjykatën Speciale, është dashur ta specifikojë dhe të thotë që ajo ka vetëm një dokument ose dyshim ose informacion nga shërbimi sekret gjerman dhe zviceran, dhe aludimi i saj në përzierjen në vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, aludimet e saj kanë qenë të drejtuara tek Behgjet Pacolli”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
