Lajme
Zbarkimi i UK në Kuvajt: Po lartësohet Flamuri i Republikës së Kosovës
Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqeruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, u shpreh krenare më ushtarët e Ushtrisë së Kosovës (UK), të cilët po shërbejnë në mision në Kuvajt. Ushtarët e Kosovës, në Kuvajt po qëndrojnë në kuadër të misionit ushtarak amerikan.
“Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqeruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falënderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Ioëas”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.
Ndërkohë rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se ky është hap i rëndësishëm përpara.
“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është në misionin e saj të parë ndërkombëtar të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane. Me vite mësim dhe trajnime, ne tani jemi gati të kontribuojmë në paqenë dhe sigurinë globale. Një moment krenarie”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Përveç Osmanit dhe Kurtit ka reaguar edhe ish kryeministri Avdullah Hoti, në kohën e të cilit ishte urdhëruar dërgimi i trupave të FSK-së në Kuvajt. Hoti ka thënë misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt, në krah të ushtrisë të SHBA-së, është realizim i vizionit të themeluesve të shtetit të pavarur të Kosovës dhe ëndrrës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.
“Ky është moment i jashtëzakonshëm për ne që e duam Kosovën si shtetin tonë të përhershëm, që besojmë fuqishëm dhe angazhohemi për përhershmërinë e Kosovës së pavarur, të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Jam krenar që në mandatin tonë qeverisës arritëm të sigurojmë mbështetjen amerikane për të realizuar këtë mision”, thuhet në njoftim./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
