Sport
Ylli i Anglisë: Nëse e fitojmë Evropianin, do të pi birrë për herë të parë në jetë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Declan Rice është zotuar se do të pijë birrë për herë të parë në jetën e vet, nëse Anglia e fiton Kampionatin Evropian 2020 gjatë kësaj vere.
Mesfushori i West Hamit e pranoi se nuk është adhurues i birrës, por do të bënte përjashtim nëse tre luanët e sjellin trofeun në shtëpi, transmeton Gazeta Express.
Rice, 22-vjeçar, pritet të luajë rol të rëndësishëm në ekipin e Anglisë gjatë evropianit, të cilin anglezët e nisin të dielën kundër Kroacisë.
“A e dini se deri më sot unë nuk e kam pirë asnjë birrë dhe jam 22 vjeç. Kjo është e vërteta. S’e kam pirë kurrë në jetë”, tha Rice
Ai shtoi: “E di se është jashtë temës, por unë kurrë s’kam pirë birrë. Njerëzit habiten. Mua thjesht s’më pëlqen aroma e saj, prandaj kurrë nuk i jam afruar asaj”.
I pyetur nëse do ta pijë një birrë nëse Anglia e fiton Euro 2020, Rice tha: “Po, do ta provoj, por ndoshta do ta pështyj!”/tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
