fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Xhavit Halitit i dalin mesazhet e pazarit për toka

“Ndërsa për kontrollin e telefonit tim ju s’keni të drejt ta bëni. Është shkelje e privatësisë. Telefoni im është privat”, ka thënë Haliti.

Publikuar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës është fotografuar teksa shkëmbente mesazhe për pazar të tokave.

Në disa shkrepje të Insjaderit, deputeti shihet teksa komunikon me dikë për blerje tokash dhe shtëpish.

 “Edhe për vneshta merruni vesh”, i thotë Haliti personit me mbiemër të njëjtë.

Madje deputeti e pyet atë, nëse personi për të cilin flasin ka paguar ndonjë lekë për atë punë.

 “Pyete sa lekë i ka dhënë nga gjepi i tij”, shkruan Haliti në WhatsApp.

 “Dane për mu ka të doni”, thotë Haliti, në një pjesë të mesazheve.

Haliti që është njëri nga deputetët më të vjetër, dhe më me ndikim të Partisë Demokratike të Kosovës, është kapur në Kuvend, duke shikuar edhe plane shtëpish.

Haliti është pyetur se për çfarë saktësisht ka komunikuar në telefon me përsonin që mban mbiemrin e tij, por ai ka refuzuar të tregojë.

“Plane shtëpish kam pa, të dërguara në fb tim. Tani po ua dërgoj edhe juve që t’i shihni”, ka thënë Haliti për Gazetën Insajderi, por sipas shkrepjeve, deputeti shihet se planet e shtëpive i ka përcjellë tek personi me të cilin ka komunikuar vazhdimisht.

Deputeti nuk ka dhënë asnjë shpjegim se për çfarë pazari kanë diskutuar në WhatsApp, ndonëse shkrimi i mesazheve ka ndodh brenda sallës së Parlamentit, hapësirë kjo publike e cila gjatë gjithë kohës vëzhgohet nga gazetarët dhe kameramanët.

“Ndërsa për kontrollin e telefonit tim ju s’keni të drejt ta bëni. Është shkelje e privatësisë. Telefoni im është privat”, ka thënë Haliti.  Në deklarimin e pasurisë të vitit 2019, të bërë në Agjencionin Kundër Korrupsionit, ai shihet se ai ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.

Haliti ka deklaruar dy shtëpi me vlerë nga 200 mijë euro; një banese me vlerë 200 mijë euro, të blerë në vitin 200 dhe tokë me vlerë 400 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro dhe pasuri të luajtshme si veturë e stoli ari me vlerë mijëra euro. Në një bankë, zyrtari i PDK-së ka deklaruar se ka 146 mijë e 362 euro të gatshme, ndërsa nuk ka asnjë borxh, derisa deklarimi i pasurisë për këtë vit ende nuk është publikuar nga AKK, ndonëse shumica e zyrtarëve të lartë shtetërorë, i kanë dorëzuar formularët e pasurisë, ashtu siç e parasheh Ligji.