Lajme
Xhami me imam dhe myezin grua

Publikuar
2 vjet më parëmë

Një myezin grua thërret ezanin, një imam grua udhëheq faljen e burrave dhe grave bashkë. Kjo duket e paimagjinueshme në xhami tradicionale, por është shndërruar në diçka shumë të zakonshme në Xhaminë ‘Ibn Rushd Goethe’ në Berlin.
Kjo xhami është në Berlin dhe nuk është shumë e zakonshme këtu imami dhe myezini janë gra. Para katër vjetësh, Seyran Ates themeloi këtë xhami për të kundërshtuar pabarazinë me të cilën u përball sa herë që shkonte në xhami.
“Pika kryesore dhe momenti vendimtar që më kanë bërë të them se duhet ta themelojmë xhamin tonë, ka qenë fakti që unë si myslimane, si grua besimtare në xhami deri atëherë jam ndier e diskriminuar si askund tjetër. Për sa me përket mua, shpirtërorja është diçka e rëndësishme për njerëzit dhe për mendimin tim është diçka njerëzore dhe aty ne si njerëz takojmë Zotin. Prandaj, unë isha shumë e mërzitur që gjithmonë duhet të lutesha në pjesën e grave të xhamisë, nuk lejohesh të hyja në pjesën e përparme. Kjo me ofendonte”, thekson Ates, shkruan Evropa e Lirë.
Ajo e di se lufta për barazi është shumë e gjatë.
“Tani në kohen e pandemisë, dhuna në familje rritet, abuzimi i fëmijëve rritet. Këto janë realitet për të cilat duhet ngritur zërin. Prandaj jam e kënaqur për çdo hap të ndërmarrë. Ne gjithashtu shohim që çdo hap përpara pasohet nga ose tre hapa prapa. Por, ne vazhdojmë të përpiqemi. Ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi. Kjo është mënyra se si shumë vende, si Gjermania, ka arritur kaq shumë tashmë”, thotë ajo.
Xhamia është kundërshtuar ashpër nga tradicionalistët. Pavarësisht kërcënimeve me vdekje, Ates është e vendosur të vazhdoj luftën për kauzën e saj.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
