fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Xhafer Tahiri publikon planet e studentëve të juridikut për të kopjuar në provim

Publikuar

Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrisë, ka reaguar pas publikimit në medie të një video, ku ai shihet kinse me dhunë deshiron ta fus në sallen ku po mbahej provimi, një studente.


Tahiri, i cili këtë skenë e ka quajtur të turpshme dhe ka kërkuar ndjesë, ka thënë se aty nuk bëhej fjalë për dhunë, por vetëm, siç e ka quajtuar mbrojtje të pronës intelektuale (testin e provimit) të kolegeve të tij profesor, të cilin studentja që shihet në video e kishte kopjuar dhe synonte ta shperndante.


Postimi i plotë i Xhafer Tahirit:

Të nderuar miq,

Sot u bëmë dëshmitarë të pamjeve që nuk i bëjnë nderë askujt dhe më së paku brezit të ri për arsimimin e të cilëve mbetem i përkushtuar jo veç unë, por i gjjthë stafi akademik në Universitetin e Prishtinës.

Pamjet e sotshme të cilat u shfaqen në disa media pasqyronin një të vërtetë të hidhur. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë fatkeqësisht po keqpërdoret në masë të madhe nga ata që qëllim nuk e kanë dijen, por kopjimin. Kësaj radhe ky fenomen i shëmtuar u pasqyrua edhe në media derisa unë bashkë me dy kolege, profesoresha të respektuara në Juridik, mundohesha ta mbroj pronën intelektuale që ka një profesor: testin që verifikon dijen e një studenti.

Fakteqësisht, studentja që kishte kopjuar testin refuzoi të identifikohet dhe u përpoq të largohej bashkë me testin e vjedhur pandershëm. Nuk bëhet fjalë për dhunë.

Unë sinqerisht kërkojë ndjesë për të gjithë ju që patet rastit t’i ndiqni këto pamje që nuk ishin tjetër pos përpjekje për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe identifikimin e studentes, e cila këtë situatë e shfrytëzoi për të mbrojtur veprimin e saj duke e shtrembëruar të vërtetën, pavarëissht se në sallë kishte plot dëshmitar.

Me shpresën se do të reflektojmë të gjithë veçanërisht kur bëhet fjalë për sferen më të rëndësishme – arsimin, ju kërkojë mirëkuptim të gjithëve për një situatë me të cilën, fatkeqësisht, mund të ballafaqohet secili profesor në Universitin e Prishtinës.

P. S Ka kohë që kam pezulluar punën në Universitet për shkak të angazhimeve në Komunë, e sot edhe pse vikend isha për të ndihmuar koleget e nderuara.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook