fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Xavi: Turp, Laporta më tha se kjo është e tepruar

Publikuar

Xavi Hernández e kishte të vështirë të shpjegonte gabimet e rënda në ndeshjen me Granadan, e cila u mbyll në barazim 3-3. Ai e pranoi se fitimi i titullit tani është misionin thuajse i pamundur.

“Humbëm dy pikë, kishim një mundësi të mirë për ta shkurtuar diferencën. Granada ka bërë një lojë inteligjente, ushtroi presion dhe fitoi duelet. Ne kemi pasur shumë momente për ta mbyllur ndeshjen, nëse do të shënonim 2-0, loja do të kishte mbaruar.

Lexoni edhe:

-10 nga Reali: “Është e vështirë, sot edhe më e vështirë. Diferenca është e madhe, por jo e pamundur. Nuk do të dorëzohemi. Ndaj Villarrealit dështuam, po kështu edhe sot… I kemi dhuruar golat. Skuadra ka pasur besim, guxim, dëshirë… por është e pamjaftueshme. Është turp sepse ishte një mundësi e mirë për të qëndruar në garë, por po bëhet më e vështirë për ne”.

Zhgënjimi i Laportës: “Ai më tha se kjo është e tepruar. Është një zhgënjim i madh. Ishte një ndeshje në shtëpi, duhej ta fitonim për të vazhduar luftën. Jemi të gjithë njësoj. Nuk ka dallime.”

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook