fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Wolff zbulon prapaskenat: Hamilton na njoftoi për largimin… në kafe

Publikuar

Lajmi se Lewis Hamilton do të jetë piloti i ri Ferrarit, duket nisur nga viti 2025 surprizoi jo pak tifozët e këtij sporti. Skuderia italiane do të fokusohet më pas te dyshja e re me pilotin britanik dhe Charles Leclerc, ndërsa Carlos Sainz do të largohet nga “kokëkuqja” në përfundim të këtij sezoni.

Hamilton po bëhet gati për fillimin e këtij edicioni me Mercedesin, që do të jetë i fundit për 39-vjeçarin.

Lexo edhe:

Në vijimësi të reagimeve të shumta nga bota e Formula 1, Shefi i Mercedes, Totto Wolff zbuloi prapaskenat dhe momentin ku Hamilton i njoftoi për vendimin e marrë: “Ne u takuam në një bar, Lewis na tha se do të garonte me Ferrarin. E respektojmë vendimin e tij, por u surprizuam nga koha e marrjes së këtij vendimi. Ferrari do t’i ofrojë kontratën e fundit në karrierë”.

Më tej, Wolff u pyet edhe për raportin që ka me homolgun e tij te skuderia e Ferrarit, Frederic Vasseur, ku theksoi se ruan një marrëdhënie tepër profesionale.

“Nuk kam probleme me askënd. Si unë edhe Vasseur mendojmë për më të mirën për skuadrat tona dhe duam të marrim më të mirën nga ky sezon”-mbylli deklaratën e tij, shefi i Mercedesit.

Formula 1 do të ngrejë siparin në fundjavën e parë të Marsit, me çmimin e madh të Bahreinit. Skuderia dhe piloti për t’u mundur mbeten RedBulli dhe Max Verstappen, me këtë të fundit dukshëm favorit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook