fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Whatsapp nuk do të funksionojë më në këto telefona

Publikuar

WhatsApp është një prej aplikacioneve që ka ofruar mbështetje edhe për sistemet operative më të vjetra.

Megjithatë, kjo do të ndryshojë shpejt pasi aplikacioni ka vendosur të braktisë iOS 9. Si rrjedhojë, disa prej modeleve të vjetra të iPhone nuk mund ta përdorin më WhatsApp.

Versioni beta 2.21.50 i WhatsApp i dalë së fundi nuk funksionon në iOS 9. Nga ana tjetër duhet thënë se janë të paktë ato modele të iPhone me këtë version të iOS. Dy modelet që do të preken nga ky ndryshim janë iPhone 4 dhe 4S duke qenë se këta iPhone nuk kalojnë dot në iOS 10, njofton TCH.

Nëse iPhone juaj nuk mund të kalojë në iOS 10, atëherë nuk keni zgjidhje tjetër vetëm se të ndryshoni telefonin për të vijuar përditësimin e WhatsApp.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021