Kosovë
Vulin: Ndryshimi i kufijve nuk ishte krim në vitin 1999

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vulin ka thënë se nuk e di nëse ekziston një hartë me kufij të ndryshuar në Ballkan, megjithatë, shton se edhe nëse ekziston një hartë e tillë, atëherë BE-ja duhet tregojë se ku do të jetojnë serbët.
Vulin tha se tani thuhet se “kufijtë tani janë të pandryshueshëm mirëpo njëjtë nuk deklarohej në vitin 1999”.
”Është interesante të thuhet se është në rregull të ndahet Serbia, mirëpo, të thuhet se do të bashkohen serbët është e papranueshme. Si ka të drejtë BE-ja të thotë se ku duhet të jetojnë serbët?”, ka thënë Vulin për TV Pink, raporton Express
Ai vlerëson se Bashkimi Evropian “i percepton njerëzit në Ballkan si një lloj kukullash”.
Vulin thekson se për BE, “copëtimi i Serbisë dhe marrja e Kosovës është në rregull, por që heqja e Republika Srpska nuk është në rregull sepse nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet. “
“Serbët duhet të kenë një shtet të unifikuar dhe kështu të zgjidhin çështjen e tyre kombëtare. Ky është mendimi im personal. Kush thotë që ndryshimi i kufijve tani është një krim dhe nuk ishte në 1999?”, tha ai. Ai theksoi se Republika Srpska duhet të mbetet në mandatin e plotë të Dejtonit.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
