Rajon
Vuçiq: Serbia nën presion të madh nga BE dhe SHBA për ta njohur Kosovën
E dhe Amerika po bëjnë presion, dhe zgjidhja e tyre është njohja reciproke e Kosovës. Ata nuk e kanë problem kur na fyejnë dhe krijojnë një lloj non-paper, kështu që ata më akuzojnë për këtë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Serbia gjendet në presion nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të njohur shtetin e Kosovës, ka deklaruar sot me shumë tension Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Këtë Vuçiq e tha gjatë një paraqitjeje të tij në televizionin serb Happy.tv, ndërsa u shpreh se për ta ka rëndësi të mos gjenden në panik.
”BE dhe Amerika po bëjnë presion, dhe zgjidhja e tyre është njohja reciproke e Kosovës. Ata nuk e kanë problem kur na fyejnë dhe krijojnë një lloj non-paper, kështu që ata më akuzojnë për këtë”.
”Aksioni është i koordinuar. Krejt kjo ndodh në të njëjtën kohë para vizitës së Lajçakut në Beograd, dy javë para vazhdimit të dialogut. Për rastësi nuk besojmë. Kemi pritur presione të fuqishme”.
Ai madje përmend edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. ”Askush nuk do ta korrigjojë Vjosa Osmanin, pa marrë parasysh çfarë flet ajo”, shtoi ai.
”Është e nevojshme që Serbia të mbështetet për muri, për shkak të interasve të tyre gjeopolitike, dhe jo vetëm për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Por, edhe për shkak të ndalimit të Serbisë në zhvillim ekonomik”, vazhdoi Vuçiq, përcjell klankosova.tv.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
