fbpx
Lidhu me Ne!

Rajon

Vuciq, pas takimit me Palmer dhe Lajcat, i drejtohet popullit

Kreu i shtetit serb pritet të flasë për Kosovën, bisedimet në Bruksel dhe në rrugën evropiane të Serbisë, bisedime me përfaqësues të opozitës, çështje të rëndësishme të shtetit dhe pjesëmarrjen e tyre në seancën e Këshillit të Sigurimit më 8 qershor

Publikuar

Aleksander Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i drejtohet publikut sot në orë 13:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb.

Kjo u bë e ditur nga Shërbimi për Marrëdhënie me Mediat i Presidentit të Serbisë. Ky adresim i tij vjen pas vizitës së emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

Kreu i shtetit serb pritet të flasë për Kosovën, bisedimet në Bruksel dhe në rrugën evropiane të Serbisë, bisedime me përfaqësues të opozitës, çështje të rëndësishme të shtetit dhe pjesëmarrjen e tyre në seancën e Këshillit të Sigurimit më 8 qershor, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021