fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Vuciq: Nuk takona me Kurtin nëse s’flasim për Asociacionin

Fakti që Kurti po na bën shantazh, unë do ta trajtoj atë si çdo përfaqësues të institucioneve të përkohshme. Nëse nuk i pëlqen, ai mund të përpiqet të bëjë diçka. Unë nuk do ta këshilloja atë

Publikuar

Aleksander Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sërish për, siç i ka quajtur ai, presionet për njohjen e Kosovës me rastin e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan në Serbi, Matthew Palmer.

“Këto nuk janë ditë të lehta dhe të thjeshta për popullin serb. Duket se lejohet të thuhet gjithçka kundër Serbisë … Të gjithë heshtin”.

“Fakti që Kurti po na bën shantazh, unë do ta trajtoj atë si çdo përfaqësues të institucioneve të përkohshme. Nëse nuk i pëlqen, ai mund të përpiqet të bëjë diçka. Unë nuk do ta këshilloja atë”, shtoi Vuçiq”.

“Kur isha në Shtëpinë e Bardhë, nuk e nënshkrova atë (“njohjen”), njerëzit nuk duhet të shqetësohen për ato gjëra. Është e jona të flasim … ai duhet të vijë. Nëse (Kurti) mendon se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohet s’ka pse të vijë”, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq ka folur edhe për presidenten Osmani, duke thënë se në takimin e fundit në Lubjanë ishte e pamundur të dëgjonte argumentet e saj, sepse siç tha ai “ato nuk janë argumente, por vetëm britma, shaka dhe një shpërthim akuzash kundër Serbisë se si serbët janë përdhunues, si duhet të paguajmë dëmet e luftës, të jemi përgjegjës për gjenocidin …”.