Kosovë
Vuçiq, Kurtit: Serbia s`është e dobët

Publikuar
2 vjet më parëmë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka komentuar një deklaratë të bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se vendi të cilin e drejton nuk është aq i dobët.
“ Edhe sot, kur ata na kërcënojnë me formimin e” “Shqipërisë së Madhe “dhe thonë se nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave serbe, ne po themi që ne nuk jemi aq të dobët sa kemi qenë. Serbia nuk është dhe nuk do të jetë një grusht tërshëre për çdo sorrë të botës së bardhë që dëshiron ta hajë atë. Thjesht u kërkoj atyre që të mos na kërcënojnë dhe të mos mendojnë se Serbia është thyer dhe se nuk do të di si të përgjigjen. Kemi falur shumë, por nuk do t’i harrojmë kurrë. Ne jemi gati ta bëjmë të gjithë Ballkanin një rajon të forte”, ka thënë kreu i shtetit serb.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili theksoi se Asociacioni nuk mund të ketë karakter njëetnik.
“Neni 44 i Kushtetutës së Kosovës garanton lirinë e asociimit, por nuk ka nevojë të negociohet për diçka që ne e kemi të garantuar me Kushtetutë. Nuk mund të kemi Asociacion një-etnik, nuk mund të jetë karakteri i Asociacionit të komunave- por jo një-etnik e thotë edhe Gjykata Kushtetuese, i shpallur më 25 dhjetor të vitit 2015. Mund të ketë Asociacion të komunave të bjeshkës së Rugovës, maleve të Sharrit”, tha ai të hënën në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, transmeton Klan Kosova.
Mes tjerash, Vuçiq ka deklaruar mbrëmë se nuk kanë nevojë për njohje reciproke me Kosovën.
“Sot, kur dëgjojmë idenë se Kosova na njeh dhe se ne e njohim Kosovën. Nuk na duhet kjo njohje. Ju nuk do të shkeleni mbi të kaluarën dhe të ardhmen tonë”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
