Lajme
Vuçiq konfirmon pjesëmarrjen në samitin BE-Ballkani Perëndimor
Më herët, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia nuk do të merrte pjesë në këtë samit, duke përmendur si arsye qëndrimet e një zëdhënësi të Bashkimit Evropian.

Publikuar
2 muaj më parëmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se do të marrë pjesë në samitin midis Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet më 6 dhjetor në Tiranë të Shqipërisë.
Më herët, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia nuk do të merrte pjesë në këtë samit, duke përmendur si arsye qëndrimet e një zëdhënësi të Bashkimit Evropian.
Gjatë një vizite në Nikinqi, ku po mbahen stërvitje ushtarake, Vuçiq deklaroi më 5 dhjetor se nuk ishte i sigurt nëse do të kishte ndonjë përfitim nga shkuarja e tij në Tiranë, por mospjesëmarrja e tij në këtë samit tha se do të sillte dëme të mëdha.
“Sigurisht se do të ishte dëm i madh për vendin, në kuptimin e tërheqjes së investimeve dhe për gjithçka tjetër. Prandaj, pa marrë parasysh që temë është Ballkani Perëndimor dhe se 20 sosh do të nisin të flasin në mënyrë joadekuate për sanksionet ndaj Rusisë dhe për problemin e Kosovës, mbase bashkëpunëtorët e mi kanë të drejtë kur thonë se është më mirë që ata të dëgjojnë të paktën një përgjigje sesa të mos dëgjojnë asgjë”, tha Vuçiq.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
