fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Vuçiq: Kompromisi për Kosovën është i nevojshëm

Dy palët duhet të përmbushin atë që u nënshkrua në Bruksel.

Publikuar

Aleksander Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik përmes një video-lidhje rreth situatës në lidhje me pandeminë COVID-19, si dhe rreth çështjeve rajonale dhe përparësive të politikës së jashtme të vendit.

Duke folur për situatën në Kosovë, ai tha se të dy palët duhet të përmbushin atë që u nënshkrua në Bruksel.

“Ju nuk dëgjoni ndonjë shantazh nga Beogradi. Ne nuk kërcënojmë me kompensim lufte dhe procese gjyqësore, por dëgjojmë që çdo ditë nga Prishtina dhe nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara dhe BE”, tha ai.

Kreu i shtetit serb deklaroi se “jo të gjithë mund të marrin gjithçka” dhe se është e nevojshme që shqiptarët të bien dakord për një kompromis të caktuar.

Duke folur për “Mini-Shengenin”, Vuçiq thotë se i është mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen e idesë më shumë sesa vendet evropiane.

Presidenti i Serbisë thotë se paqja dhe stabiliteti janë shumë të rëndësishme në rajon dhe thekson se Serbia gjithashtu ofroi ndihmë ekonomike për qytetarët dhe ekonominë gjatë pandemisë së virusit korona, raporton Kosovo Online

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021