Kosovë
Vuçiq kërkon nga shqiptarët të mos e padisin Serbinë për gjenocid, sepse…
A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër

Publikuar
2 vjet më parëmë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se paralajmërimi i Kosovës për të dorëzuar padi për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është paralajmërim që nënkupton fillimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, transmeton Gazeta Express.
“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të nënkuptojë fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë këtë”, tha Vuçiq.
Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që, siç thotë ai, “vazhdojnë të kujdesen për Prishtinën si fëmijën e tyre”, të mos e bëjnë këtë.
“Unë u kërkoj të mos e bëjnë”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se ndërkombëtarët gënjejnë kur thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve.
“Kur dëgjoni reagimet e njerëzve nga jashtë dhe posa t’ju thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, ju e dini që ata po ju gënjejnë hapur”, tha Vuçiq.
Qeveria e Kosovës planifikon të ngre padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Serbisë për krimin dhe gjenocidin gjatë luftës, shkruan Express. Këtë synim, kryeministri Albin Kurti e ka deklaruar në fjalën e tij të parë në Kuvend pasi mori pozitën e shefit të Qeverisë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
