Lajme
Vuçiq: Dronët mbi ndërtesat ushtarake janë një lloj agresioni
Duke komentuar rrëzimin e një droni pranë ndërtesave ushtarake afër Rashkës në jug të Serbisë, Vuçiq tha se kjo nuk është hera e parë që fluturake pa pilot janë hasur mbi ndërtesa ushtarake të forcave të armatosura serbe dhe se kjo përbën “një lloj agresioni”.

Publikuar
3 muaj më parëmë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “nuk është në konflikt me askënd”, por nuk mund të lejojë që dikush të spiunojë ushtrinë e saj.
Duke komentuar rrëzimin e një droni pranë ndërtesave ushtarake afër Rashkës në jug të Serbisë, Vuçiq tha se kjo nuk është hera e parë që fluturake pa pilot janë hasur mbi ndërtesa ushtarake të forcave të armatosura serbe dhe se kjo përbën “një lloj agresioni”.
“I kemi detektuar ditë më parë dhe ne i paralajmëruam ata. Ky lloj vëzhgimi dhe puna e paligjshme e inteligjencës përbën një lloj agresioni kundër një shteti sovran”, tha Vuçiq për gazetarët gjatë vizitës në një qendrën stërvitore ushtarake ku po zhvillohen stërvitjet “Manovrat 2022”.
Ushtria serbe pretendon se ka rrëzuar një dron komercial në Kopaonik
Vuçiq tha se “po punohet” për të përcaktuar se kush e ka operuar dronin komercial që ushtria serbe tha se e rrëzoi më 2 nëntor afër garnizonit të ushtrisë serbe në Rashkë.
“Ata përdorën dron komercial duke menduar se nuk mund të zbulohet se kush është pronari i tij dhe kush qëndron pas këtyre veprimeve të paligjshme”, tha Vuçiq.
Sa i përket këtij incidenti, Vuçiq tha po ashtu se “aktiviteti i përbashkët kundër Serbisë është menjëherë i dukshëm”.
“Nuk do ta quaja armiqësor sepse ka konotacion tjetër në shtet dhe rajon. Ne nuk jemi në konflikt me askënd, por a do të dëshironit që dikush të spiunojë ushtrinë tonë, të hyjë në çdo hangar në territorin e Serbisë qendrore dhe të numërojë çdo plumb dhe granatë që kemi”, tha Vuçiq.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
