Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një video paraqitje ka falënderuar presidentin amerikan për letrën që ia ka dërguar presidentit serbë, nga i cili ka kërkuar që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës.
“Falënderoj Presidentin Biden për qëndrimin e tij konsistent lidhur me Kosovën, ndërsa Vuçiq do të merr përgjigjen për kufijtë me 14 shkurt”, ka thënë Haradinaj.
Ndër të tjera, kryetari i AAK-së ka zhvilluar takime elektorale me simpatizant në Gjakovë dhe në Malishevë, ku ka thënë së UÇK-ja është vet historia jonë.
“Në kohën kur Kosova po përballet me agresivitetin e Serbisë në të gjitha dimensionet, me qëllim të cenimit të sovranitetit tonë, ne kemi nevojë edhe për frymën dhe guximin që ka përfaqësuar UÇK-ja për të përfunduar misionin tonë – Kosova shtet me subjektivitet të plotë ndërkombëtar, anëtare e NATO-së”, ka thënë Haradinaj.