fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Vucici i ka zgjedh deputetet boshnjak në Kosovë

Publikuar

Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilia Redzepi, ka dhënë një intervistë për gazetën e Bosnjë e Hercegovinës, “Politiçki”.

Redzepi ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, Vuçiqi me ndikimin e tij ka zgjedhur deputetët boshnjakë në Kosovë.

“Sipas informacioneve që kemi nga KQZ-ja, mandatet u fituan nga Adrijana Hoxhiq dhe koalicioni Vakat. Ky ka qenë nja plan i Listës Serbe që përmes Adriana Hoxhiqit, e cila ka qenë në marrëveshje prej 20 vjetësh me ta dhe me Rasim Demirin e Vakatit, i cili u hoq nga lista e kandidatëve për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Plani i tyre ishte të fitonin tri vendet tona dhe kjo mund të shihet votat e tyre janë vetëm në komunat serbe në Kosovë. Ne nuk ia shesim askujt identitetin tonë kombëtar dhe vazhdimisht, në mënyrë dinjitoze dhe të ndershme kemi luftuar për të drejtat tona, duke pohuar veten përmes institucioneve të Kosovës, duke mbrojtur të drejtat e popullit boshnjak që Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton . Dhe kështu ne do të vazhdojmë me strategjinë dhe vizionin tonë, duke mos lejuar asnjë ndikim nga shtetet e tjera”, ka thënë Redzepi.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021