fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Vucic thotë se Joe Biden ka rritur presionin mbi Serbinë

Publikuar

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, deklaroi se është e nevojshme gjetja e një kompromisi për Kosovën por ai ka rezerva për presidentin amerikan Joe Biden.

Sipas tij Beogradi është duke punuar shumë, por me ardhjen e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ketë presion vetëm mbi Serbinë, shkruan Euronews.

Vuçiç iu përgjigj si më sipër, deklaratës së Serbia mund të bashkohet me Bashkimin Europian së bashku me shtetin fqinj të Kosovës.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka rikujtuar edhe një herë Serbisë mesazhin e presidentit Biden, me rastin e urimeve drejtuar për festën e 15 shkurtit.

Sekretari Blinken u shpreh në letrën e tij se Departamenti Amerikan i Shtetit është në pritje të përpjekjeve që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në fillim të shkurtit, ishte presidenti Biden, i cili në letrën e urimit drejtuar Vuçiç, i kërkoi njohje të ndërsjellë me Kosovën.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021