Lajme
Vucic: Tek Ujmani përveç notit, Serbia nuk ka asgjë tjetër

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka deklaruar të hënën në Paris së kur jemi tek Ujmani, aty përvec notit, Serbia nuk ka asgjë tjetër. Këto deklarata presidenti serb, i bëri pas takimit me Presidentin francs, Emanuel Macron.
Mediet serbe, citojnë presidentin serbë të ketë thënë se Kosova është një çështje e vështirë dhe nevralgjike për të gjithë Evropën, jo vetëm për Serbinë
“Unë tregova se cili është pozicioni i Serbisë. Besoj se do të kemi mbështetje serioze franceze në rrugën evropiane. Franca do të mbështesë Serbinë dhe në rrugën evropiane, unë gjithashtu besoj në gjetjen e zgjidhjeve të kompromisit për çështjen e Kosovës”, ka thënë Vucic.
Vucic është ankuar në atë që siç ka thënë ai, Prishtina dëshiron një hekurudhë përmes Mitrovicës me Kralevën dhe Rashkën në mënyrë që të marrë hekurudhat serbe në veri të Kosovës.
“Ata (Kosova) nuk janë të interesuar për hekurudhën Prishtinë-Merdar, sepse nuk ka asnjë hekurudhë serbe që ata mund të marrin. Dëshirojnë një hekurudhë përmes Mitrovicës me Kralevën dhe Rashkën në mënyrë që të marrë hekurudhat serbe në veri të Kosovës”, ka thënë ai. Një çështje tjetër është Liqeni i Ujmanit, për të cilin sic ka thënë presidenti serbë, përveç notit në Ujman dhe një furnizimi të vogël të Zubin Potokut, nuk kemi asgjë tjetër”, tha ai.
“Unë pashë që Palmer tmerrësisht rezistoi për t’i dhënë fund marrëveshjes midis Izraelit dhe Kosovës dhe unë e di se ai ishte kundër marrëveshjes së Uashingtonit. Tani do të shohim nëse doni të ndajmë burimet energjetike të Liqenit të Ujmanit”, tha Vuçiq, transmeton Express.
