fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Vuçiç paralajmëron rritjen e presionit perëndimor ndaj Beogradit

Publikuar

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar rritjen e presionit perëndimor ndaj Beogradit.

Pas një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Beograd, ai është shprehur se Serbia është në një pozitë të pa shpresë, pasi vendet perëndimore po presin të njohë pavarësinë e Kosovës. 

“Çdo gjë që ata duan nga ne është vetëm një fjali,…. dhe pak gjë ka ndryshuar, përveç faktit që kjo dëshirë do të shprehet në mënyrë më domethënëse dhe dramatike se më parë në ditët në vazhdim”,  ka deklaruar Vuçiç.

Pak ditë më parë, përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë një takimi bëri në Beograd me presidentin Vuçiç tha se dialogu Kosovë-Serbi është çelësi drejt BE.

Vazhdo më shumë