Lajme
Vuçiç në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor për ‘Ballkanin e Hapur’
Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, tashmë i njohur si Ballkani i Hapur, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Publikuar
1 vit më parëmë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç do të jetë në Tiranë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.
Takimi është afruar pasi ishte parashikuar të mbahet pas Krishtlindjes. Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, tashmë i njohur si Ballkani i Hapur, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Deri tani, tre liderët Rama, Zaev dhe Vuçiç nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik.
Kosova refuzon të jetë pjesë e kësaj iniciative dhe e ka quajtur të rrezikshme.
Një ditë më parë, gjatë vizitës në Prishtinë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se nisma duhet të ketë 6 shtete dhe jo vetëm 3, ndërsa shtoi se ky projekt nuk mund të zëvendësojë Procesin e Berlinit.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
