fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Vritet një 23-vjeçar në Mitrovicë

Publikuar

Një 23-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, gjatë të shtënave që ndodhën rreth orës 22:00 në Mitrovicë.

Edhe dy persona të tjerë të plagosur janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte  rreth  orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, tha Zahiti.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021