fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Vrasja në Prishtinë – Vajza i kishte njoftuar autoritetet për dhunën e babait ndaj nënës

Publikuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, e kishte informatën se edhe para aktit të vrasjes, burri me inicialet L.S., nga Prishtina kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, më inicialet S.S. L.S. dhe S.S., të dielën janë gjetur të vdekur nga Policia e Kosovës. Dyshohet se është pikërisht burri ai që e ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe me pastaj kishte vrarë edhe veten.

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm/Njësiti për Dhunë në Familje, përmes një njoftimi për medie ka njoftuar se pas raportimit të rastit nga policia, më 03.03.2021, ka iniciuar rastin “dhunë në familje”, kundër të dyshuarit (tani i ndjeri) L.S.

“Sipas shkresave të lëndës rezulton se vajza e të dëmtuarës, S.S. (tani e ndjera), e para e kishte raportuar rastin në polici, ku menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është intervistuar e dëmtuara S.S., e cila në deklaratën e saj ka theksuar se me këtë datë kishte pasur mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin e saj dhe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht, por që ka refuzuar të pranojë ndihmën mjekësore pasi ka qenë diçka momentale dhe nuk dëshiron që më tutje të vazhdojë me rastin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë

Prokurori i Shtetit, thuhet në njoftim ka autorizuar policinë që të ndërmarrë edhe veprime tjera të nevojshme hetimore, ku është intervistuar i dyshuari, i cili e ka mohuar ta ketë sulmuar ish-bashkëshorten e tij.

Për të sqaruar ende këto rrethana të ekzistimit të veprës penale, prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ashtu që, më 04.03.2021, ka ftuar në polici për deklaratë shtesë të dëmtuarën S.S., por e njëjta përsëri nuk është paraqitur në Stacion policor./tipografi/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021