Lajme
Votuesit nga jashtë vendit mund të votojnë nga 2 shkurti

Publikuar
2 vjet më parëmë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur të dielën se shërbimi votues i këtij institucioni është në përmbyllje e sipër të regjistrimit dhe verifikimit të aplikacioneve për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Gjatë ditës së nesërme, e hënë, do të kemi një raport të detajuar se sa është numri i aplikacioneve të cilat janë pranuar deri më 21 janar, sa prej tyre janë aprovuar dhe sa janë refuzuar”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë një deklarimi për media.
Shtetasit e Kosovës, me të drejtë vote, që gjenden jashtë vendit, kanë mundur të aplikojnë për t’u regjistruar në zgjedhje nga 13 janari deri më 21 janar.
Elezi tha se të gjithë ata persona që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga 2 shkurti.
“Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt. Po ashtu, nesër do të kemi edhe të dhëna nga qendra e thirrjeve lidhur me verifikimin e aplikuesve përmes telefonimit të tyre dhe se deri ku ka shkuar ky proces”, tha Elezi
Këtë vit, KQZ-ja, me qëllim që të verifikojë të dhënat e votuesve jashtë Kosovës, ka thënë se do të kontaktojë tri herë përmes telefonit votuesit jashtë vendit. Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt. (REL)

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
