Lajme
“Voto për Kuvendin e Kosovës”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të enjten sloganin që nga ky institucion do të përdorët për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo u bë e ditur nga KQZ, në një konference për medie, të mbajtur të enjten.
Slogani i këtyre zgjedhjeve do të jetë “ Voto për Kuvendin e Kosovës”, e i cili do të prezantohet nga KQZ në cdo paraqitje të tyre.
Ndërkohë që anëtarët e KQZ janë pajtuar për përmbajtjen e sloganit, ata kanë kërkuar që të bëhen disa ndryshime në dizajnin e kësaj logojë. Nder të tjera, KQZ u pajtua edhe për dizajnin e fletëvotimit .

Vazhdo më shumë