Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka thënë çdo votë për PDK-në në këto zgjedhje, është besim, mirënjohje dhe siguri për shtetësinë tonë
“Pritje e jashtëzakonshme në Drenas. Në takimin me veteranët, u rikonfirmua mbështetja e përhershme për udhëheqësit e luftës çlirimtare, PDK-në, dhe projektin e rimëkëmbjes. Çdo votë për PDK-në në këto zgjedhje, është besim, mirënjohje dhe siguri për shtetësinë tonë”, tha ia
Në qeverinë time të ardhshme, tha Hoxhaj, do t’i rrisim pensionet e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Kosova kurrë nuk mund t’ua kompensoj sakrificën me armë të djemve dhe vajzave më të mira të kombit tonë.