fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Voss: Mini Shengeni dhe vizat, pika kyçe në takimin e Procesit të Berlinit

Qëllimi dytë është udhëtimi vetëm me letërnjoftim. E treta është marrëveshja për njohjen e diplomave të universiteteve dhe e fundit është marrëveshja që është ende në proces sa i përket edukimit

Publikuar

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan Axel Voss, ka thënë se Procesi i Berlinit ka synim që të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mendoj që ka qenë një përpjekje që ia ka vlejtur për shkak se kanë dalë disa iniciativa të reja dhe ajo që më pëlqen më së shumti është rrjeti i rinisë”, ka thënë Voss, për Klan Kosova.

Ai ka thënë se takimi i radhës në kuadër të këtij procesi, synon arritjen e katër gjërave.

“E para është “Mini Schengeni”, pra një ndër katër pikat bashkë me vizat”.

“Qëllimi dytë është udhëtimi vetëm me letërnjoftim. E treta është marrëveshja për njohjen e diplomave të universiteteve dhe e fundit është marrëveshja që është ende në proces sa i përket edukimit”, tha Voss.