fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Von der Leyen bisedon më Kurtin – vaksinat temë qendrore

Njoftimin për këtë bisedë e ka dhënë vet Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila gjatë ditës bisedë të njëjtë ka pasur me të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Publikuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të shtunën përmes një bisede telefonike kanë trajtuar ndër të tjera edhe çështjen e shpërndarjes se vaksinave kundër Covid 19 në Kosovë.

Njoftimin për këtë bisedë e ka dhënë vet Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila gjatë ditës bisedë të njëjtë ka pasur me të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Qëndrojmë pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor. Kam diskutuar me Kryeministrin Albin Kurti për shpërndarjen në Kosovë të vaksinave të financuara nga Komisioni Evropian për të vaksinuar shpejt punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë”.
“Së bashku do ta tejkalojmë pandeminë!”, ka shkruar Von der Leyen në gjuhën shqipe në një cicërimë në Twitter./tipografi/

Vazhdo më shumë