Lajme
Von Cramon për Albin Kurtin: Shpresoj që ta kuptojë rëndësinë e dialogut

Publikuar
2 vjet më parëmë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, takimin e djeshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Express.
“Takimi ishte një hap i rëndësishëm në dialogun Serbi-Kosovë, pasi është takimi i parë që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori detyrën sërish edhe këtë vit. Shpresoj se ai do ta dëshmojë se e kupton rëndësinë e këtij dialogu, pasi vullneti është një parakusht për negociata të suksesshme dhe kjo vlen si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën”, kështu i tha Danasit raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon.
Von Cramon tha se shohin” që administrata e Bidenit ka pritje të mëdha, por ne gjithashtu shohim nevojën që kryeministri Kurti të mos ngutet, por të mendojë me kujdes për atë që është arritur deri më tani”
“Puna e qeverisë së tij duhet të bazohet në arritjet e mëparshme. Sidoqoftë, këto do të jenë negociata të komplikuara dhe ne nuk duhet domosdoshmërisht të presim që rezultatet të arrihen menjëherë pas një raundi, dhe ne duhet të kemi parasysh se asgjë nuk është rënë dakord derisa gjithçka të bihet dakord “, përfundoi Von Cramon./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
