Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka kritikuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak për përdorimin në zyrën e tij të një harte në të cilën Kosova shihej si pjesë e Serbisë.
Cramon në një reagim në Twitter ka thënë së një veprim i tillë i Lajcak është i padobishëm.
“Jo e dobishme nuk do ta përdorja një hartë të tillë. Por kjo natyrisht nuk është zyra ime”, ka shkruar ajo.
Përdorimi i një harte, ku Kosova është pjesë e Serbisë, ka nxitur reagime të mëdha në Prishtinë./tg/