fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

Von Cramon, e “turbullon” Serbinë

Publikuar

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviq e ka kritikuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke thënë se ajo e pranoi hapur sot se po lobon për një Kosovë të pavarur. “Pa asnjë pikë turpi, ajo kështu zyrtarisht vuri në dyshim aftësinë e saj për të qenë një arbitër objektiv i proceseve politike dhe shoqërore në provincën tonë jugore”, tha Selakoviq.

Von Cramon, shtoi Selakoviq, si raportuese në Parlamentin Evropian, “pranoi se është në një konflikt të drejtpërdrejtë interesi”.

“Bashkimi Evropian ka një pozicion neutral ndaj statusit kur bëhet fjalë për provincën jugore serbe dhe pesë shteteve anëtare nuk e njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Prishtinës”, tha Selakoviq, në një deklaratë të paraqitur në mediat serb, shkruan Express.

“Kjo e vendos atë drejtpërdrejt në pozicionin e një lobiste antiserbe”, pretendon Selakoviq. Ai tha se kur një eurodeputete flet publikisht për “paragjykimin e saj”, ajo “diskrediton veten moralisht dhe profesionalisht dhe gjithashtu komprometon institucionin e rëndësishëm pas emrit të të cilit po fshihet”.

Në fund, ai thotë se Serbia mbetet vazhdimisht e përkushtuar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por që në të njëjtën kohë “shqetësohet me të drejtë për të ardhmen e institucioneve evropiane nëse ata janë të gatshëm të tolerojnë fenomene politike deviante siç është Viola von Cramon”.

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian

Von Cramon deklaroi sot se ajo nuk e di se si mund të duket një zgjidhje kompromisi në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, kur shumica dërrmuese e vendeve të BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara, e konsiderojnë njohjen e ndërsjellë si zgjidhjen e vetme./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021