fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

Vjena “mbyllet” deri më 11 prill

Përveç dyqaneve ushqimore, higjienikë dhe gjërave të tjera të nevojshme për jetën e përditshme, të gjitha dyqanet e tjera do të mbyllen.

Publikuar

Nga e enjtja (1 prill) deri më 11 prill do të bëhet e detyrueshme edhe bartja e maskës FFP2 në ajër të hapur, në vendet dhe sheshet më të frekuentuara të kryeqytetit austriak. Për shkak të situatës alarmante të pandemisë, Vjena, Austria e Ulët dhe Burgenland që nga e enjtja (1 prill) do të “mbyllen” deri më 11 prill. Kështu ka deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.

Përveç dyqaneve ushqimore, higjienikë dhe gjërave të tjera të nevojshme për jetën e përditshme, të gjitha dyqanet e tjera do të mbyllen.
Ndërkohë, për herë të parë në Vjenë, nga e enjtja deri më 11 prill do të bëhet e detyrueshme edhe bartja e maskës FFP2 në ajër të hapur, në vendet dhe sheshet më të frekuentuara të kryeqytetit austriak.

Këtë vendim e ka marrë kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig, i cili tha se maska FFP2, si dhe brenda, do të përdoret edhe jashtë në disa zona ku ka një përqendrim më të lartë të njerëzve. ”Ditëve të fundit janë parë grumbull i madh të personave duke qëndruar afër njëri-tjetrit. Prandaj, duhet të marrim masa për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të tjerëve”, ka thënë Ludwig.

Vendet ku do të jetë e obligueshme bartja e maskave edhe në hapsira, në Vjenë, janë: Donaukanal, Stephansplatz Karlsplatz, Schwedenplatz, Maria – Theresien Platz Karlsplatz, shkruan derstandard.at, përcjell albinfo.at. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.687 raste të reja të infeksionit në Austri dhe 31 persona të vdekur, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 9.339 persona.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021