fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Vitia premton sigurimin e 2 mil., vaksinave

Vitia këtë e bëri të ditur gjatë raportimit të tij, në Komisionin për Shëndetësi, ku ndër të tjera tha se nga IKSHPK kanë bërë të ditur se edhe numri i rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve është ulur.

Publikuar

Ministri i shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se situata epidemiologjike është përmirësuar në javët e fundit dhe se deri në fund të vitit do t’i sigurojnë 2 milionë vaksina antiCOVID-19.

Vitia këtë e bëri të ditur gjatë raportimit të tij, në Komisionin për Shëndetësi, ku ndër të tjera tha se nga IKSHPK kanë bërë të ditur se edhe numri i rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve është ulur.

“Sa i përket situatës epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm javët e fundit. Të dhënat në IKSHPK tregojnë se numri i rasteve të vdekjeve ka një ulje prej 60 për qind…”, ka thënë Vitia.

Ministri po ashtu tha se vaksinimi kundër COVID-19 ishte kryefjala e angazhimeve të tyre për t’i siguruar ato.

Ai gjithashtu është ankuar se nga Qeveria Hoti nuk kanë pranuar kontakt me prodhuesit e vaksinave në momentin kur kanë marrë detyrën, ku bëri me dije se 2 milion doza të vaksinave do t’i  kenë deri në fund të vitit.

“Vaksinimi kundër COVID-19 ishte kryefjala e angazhimeve tona për të siguruar vaksinat. Plani nacional për vaksinim veçse ka filluar, dhe në javët e para kemi zbatuar planin nacional ekzistues. Në momentin e ardhjes në detyrë nuk kemi pas kontakt me prodhuesit e vaksinave, por ato i kemi bërë gjatë punës tonë. 2 milion doza do t’i kemi deri në fund të vitit, për vaksinimin e 60 për qind të popullatës. Procesi i vaksinimit po vazhdon në përputhje me të gjitha ekipet tona. Nga 89 ekipe, do të rritet me 190 ekipe shtesë”, tha ndër të tjera ministria Vitia.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook