Kosovë
Vikendi me mot të ndryshueshëm
Cilësia e ajrit do të mbetet pranë vlerave mesatare dhe të pranueshme në ditët e ardhshme, vetëm orëve të mbrëmjes, gjatë periudhave të qetësisë që kalon në vlera të dobëta

Publikuar
2 vjet më parëmë

Pas një moti të qëndrueshëm dhe me temperatura më pranverore që patëm këtyre ditëve, në ditët e para të prillit parashihet mot më i ndryshueshëm.
Nga dita e premte priten rrebeshe shiu të shoqëruar edhe me bubullima, e nga dita e diel edhe temperaturat pësojnë rënie, e të reshurat e shiut mund të shndërrohen edhe në borë orëve të mëngjesit.
Derisa në vise kodrinore-malore priten vetëm reshje bore. Nga dita e hënë priten kthjellime, por se temperaturat mbeten të ulëta nga vlerat mesatare.
Cilësia e ajrit do të mbetet pranë vlerave mesatare dhe të pranueshme në ditët e ardhshme, vetëm orëve të mbrëmjes, gjatë periudhave të qetësisë që kalon në vlera të dobëta. E nga dita e shtunë, moti dinamik sjell më shumë qarkullim ajror e indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.
2.04 – Mbetet ngrohtë, kryesisht me vranësira. Pasdite priten rrebeshe të shpërndara shiu, me mundësi edhe për bubullima.
3.04 – Kryesisht me vranësira, me rrebeshe shiu dhe bubullima orëve të pasdites. Në mbrëmje reshjet e shiut pritet të jenë më të qëndrueshme. Në vise kodrinoro-malore do të ketë edhe reshje bore.
4.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu, e që në mëngjes do të shndërrohen edhe në borë. Në vise kodrinore-malore vetëm reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
5.04 – Në mëngjes ngrica dhe kryesisht me vranësira. Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 6C, e ditën e diel pësojnë rënie edhe deri në 0C, e të hënën në -1C. Maksimalet shënojnë rritje deri në 18C ditën e premte, e të dielën zbresin edhe në 5C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-13m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s. Shtypja atmosferike në tendencë të rënies edhe nën vlera normale ditëve të fundjavës.(foto: Prishtina Weather)
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
