fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Vendos përsëri “ylli” i Atalantës, Nigeria gjysmëfinalistja e parë

Publikuar

Sërish Ademola Lookman vendimtar te Nigeria. Pasi i dhuroi fitoren 2-0 ndaj Kamerunit me golat e tij, sulmuesi i Atalantës vendosi sfidën ndaj Angolës me golin e radhës. Duke kualifikuar “Super Shqiponjat” në gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Nigeria triumfoi 1-0 falë golit të 26-vjeçarit në fundin e pjesës së parë. Gol ku pati merita të mëdha Moses Simon. Lojtari i Nantes në Ligue 1, “shpërtheu” në krahun e majtë dhe u treguar altruist. Me Lookman që shndërroi në gol pasimin e artë.

Lexo edhe:

Rrjetën e gjeti edhe Victor Osimhen çerek ore përpara fundit, por VAR-i anuloi golin e dytë të Nigerisë. Kombëtare që do të përballet për një biletë në finalen e madhe kundër fituesit të çiftit Kepi i Gjelbërt-Afrika e Jugut.

Dy çerekfinalet e tjera janë Republika Demokratike e Kongos-Guinea dhe Mali-Bregu i Fildishtë. Tri Kupa të Kombeve të Afrikës ka fituar Nigeria, për herë të fundit në vitin 2013.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook