fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Vëllezërit Williams eliminojnë Barcelonën, Bilbao në gjysmëfinale

Publikuar

Athletic Bilbao triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës pas 120 minutave lojë, duke siguruar një kualifikim drithërues dhe fantastik në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Aty ku u bashkohet Sociedadit dhe Mallorcas.

Ndërkohë që çerekfinalja e fundit do të luhet të enjtën në mbrëmje në “Wanda Metropolitana”. Stadium ku Atletico vendase do të sfidojë Sevillan (21:00, SuperSport 2).

Koha e rregullt në “San Mames”, përfundoi në barazim 2-2. Pjesë e parë nisi në mënyrë spektakolare dhe u mbyll e tillë.

Goli i parë i ATHLETIC BILBAOS

Baskët kaluan në avantazh pas 36 sekondash, me Gorka Guruzeta që ndezi festën e tifozëve të Bilbaos. Por, katalanasit reaguan dhe përmbysën rezultatin me Robert Lewandowskin dhe Lamine Yamal.

Lexo edhe:

Bomberi polak barazoi takimin në minutën e 26’, moment ku pati fatin me vetë. Gjashtë minuta më vonë erdhi përmbysja, me Yamal që dhuroi spektakël në fushën e blertë.

Goli i parë i BARCELONËS

16-vjeçari u nis nga krahu i djathtë dhe shënoi një gol shumë të bukur, duke kaluar Barcelonën në avantazh, Kaq për pjesën e parë, teksa fraksioni i dytë filloi me golin e vendasve.

Goli i dytë i BARCELONËS

Minuta e 49’, krosim i Nico Williams dhe gol me kokë i Oihan Sancet. Të dyja skuadrat vijuan të krijonin raste për të gjetur golin e fitores.

Goli i dytë i ATHLETIC BILBAOS

Talenti Yamal kishte dy mundësi fantastike për të kualifikuar Barcelonën, por shpërdoroi rastet flagrante.

Çfarë humbet Lamine YAMAL

Vëllezërit Williams u kthyen në heronjtë e baskëve. Inaki i ardhur nga stoli, realizoi golin e tretë të Bilbaos në minutën 105+2’.

Goli i tretë i ATHLETIC BILBAOS

Ndërkohë që Nico (supergol) vulosi në shtesat e shtesës kualifikimin e skuadrës së Ernest Valverdes, që po zhvillon një sezon shumë të mirë deri tani.

Goli i katërt i ATHLETIC BILBAOS

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook