Sport
VIDEO/ Skema e çuditshme që çoi Ballkanin te triumfi ndaj Dritës

Ballkani vazhdon të bindë dhe tashmë nis arratinë në krye të renditjes së Superligës së Kosovës, ndërsa është mbyllur 1/3-a e kampionatit, për të siguruar titullin e tretë kampion radhazi.
Skuadra e trajnerit Ilir Daja triumfoi me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen ndaj rivales direkte për titullin kampion, Dritës, duke çuar në plot 7 pikë diferencën me të.
Lexo edhe:
Lumbardh Dellova u bë heroi i skuadrës nga Suhareka, duke shënuar golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 36′.
Një gol që erdhi pas një skeme sa të çuditshme, por njëkohësisht edhe “qesharake” nga ana e Ballkanit.
Me skuadrën e Ilir Dajës që duhet të ekzekutonte një goditje dënimi dhe mund të thuhet se i la të pranishmit pa fjalë me mënyrën e realizimit, por që në fund rezultoi me gol.
