fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Sassuolo vuan përballë Spezias, Bajrami me shokë nuk falin nga 11-metrat

Publikuar

Sassuolo vuajti shumë, por në fund ia doli të kualifikohej përballë Spezias në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Dionisi nuk mundi ta zhbllokonte rezultatin për 120 minuta lojë, edhe pse ishin ata që diktuan ritmin dhe që iu afruan më shumë golit.

Lexo edhe:

Në fund, të dyja skuadrat iu drejtuan ruletës së penalltive aty ku më të saktë ishin lojtarët e Sassuolos. Këta të fundit, përfshirë edhe lojtarin e kombëtares, Nedim Bajrami nuk gabuan në asnjë prej goditjeve ndërsa në radhët e Spezias gabimi i Moros kushtoi shumë. Në raundin pasardhës, atë të 1/8-tave, Sassuolo do të përballet me Atalantën.

Goditjet e 11-metërshave:

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook