fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Pavlyuchenko del nga porta, Berisha-Rashani humbasin mundësinë e artë

Publikuar

Përfaqësuesja e Kosovës luan mbrëmjen e kësaj të marte ndeshjen e fundit të eliminatoreve EURO 2024. Sfida ndaj Bjellorusisë nisi në orën 20:45 dhe po transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 3”.

Llogaritë e kualifikimit në Grupin I tashmë janë mbyllur, me Rumaninë dhe Zvicrën që kanë siguruar Europianin Gjermani 2024, ndërsa në këtë situatë Kosova kërkon të grumbullojë sa më shumë pikë, si qëllimi i fundit.

Kosovë-Bjellorusi (0-0) 

Kualifikuese EURO 2024 

31′-Kosova humbet mundësinë e artë, Berisha-Rashani nuk ia dalin të shënojnë edhe pasi Pavlyuchenko del nga porta.

27′-Muslija provon sërish të shënojë nga distanca, por nuk gjen dot portën.

22’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Antilevskiy-t, Dellova dëmtohet dhe detyrohet të lërë fushën për pak momente.

19′-Kosova vazhdon me sulmet, Bytyqi provon, por nuk gjen dot portën.

15′-Muslija tenton të gjejë golin nga distanca, por nuk ia del.

09′-Vojvoda tenton të gjejë golin me një goditje në distancë, por ndalet nga Pavlyuchenko.

Kosovë-Bjellorusi, nis sfida në “Fadil Vokrri”.

Lexoni edhe:

Formacionet zyrtare:

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook